Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli thotë se Ligji i punës në Kosovë nuk po gjen shumë zbatim, prandaj edhe vdekjet dhe lëndimet në punë po ndodhin ende vazhdimisht.
“Ne jemi për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, në fakt ligjet janë ligje, sa respektohen ato te ne po shihet, ende kemi vdekje, lëndime në punë, kemi çdo gjë që nuk i përkon asaj që një punëdhënës duhet ta ketë te i punësuari”, deklaroi Hykolli.
Ligji i punës nuk gjen shumë zbatim, për këtë arsye kemi edhe vdekje edhe plagosje gjatë kohës sa të punësuarit janë duke kryer punën e vet.
“Në katër mujorin e fundit i kemi shtatë vdekje fatkeqësisht, mund të ketë edhe vdekje të tjera që janë të pa deklaruara që te ne ndodhin këto, që d.m.th se kjo është shumë shqetësuese për arsye se të punësuarit tanë në Kosovë nuk e kanë mbrojtjen e duhur në punë edhe kjo ndodhë që ata mund të pësojnë edhe vdekje”, deklaroi Hykolli./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...