Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 475 pacientë, prej tyre 370 janë të prekur me koronavirus.
Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se 13 pacientë janë në respiratorë, 28 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 321 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.
Këtij vendi të premten i janë shtuar 119 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 480 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar edhe një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 499.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 154 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,362.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...