Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se përkundër rritjes së numrit të rasteve që po trajtohen me Covid-19, por edhe rritjes së kërkesave nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, furnzimi me material shpenzues dhe masa mbrojtës për stafin shëndetësorë, përfshirë edhe dorëzat është i mirë.
ShSKUK në bashkëpunim me Departamentin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, së fundmi është furnizuar me sasi shtesë të masave mbrojtëse, të cilat përmes Shërbimit Farmaceutik në ShSKUK janë shpërndarë për klinikat që po trajtojnë rastet Covid, por edhe spitalet e përgjithshme.
Poashtu, ShSKUK është e furnizuar me barnat themelore që nevojiten për trajtim të rasteve me Covid-19.
ShSKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të vazhdojë të furnizojë me masa mbrojtëse klinikat dhe spitalet e përgjithshme.
ShSKUK falenderon të gjithë mjekët, infermierët dhe punëtorët tjerë mbështetës që përkundër mbingarkesës së madhe janë duke ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19.
Raphinha ndëshkon përsëri Real Madridin
Osmani: Kemi shpartalluar propagandën e Serbisë duke rikonfi...
Procedim penal 33-vjeçares në Durrës, braktisi 3 fëmijët e m...
Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...