Kontingjentet shqiptare të Forcave të Armatosura, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, do të vijojnë misionin e tyre si pjesë e KFOR-it.
Këtë e ka konfirmua, në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai tha se efektivët shqiptarë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë.
“Kontigjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore Kosovë i dorëzuan njëra-tjetrës flamurin për të vijuar misionin si pjesë e KFOR. Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë, për kontributin e dhënë për ruajtjen e paqes e sigurisë! #WeAreNato”, ka shkruar Peleshi./Arbresh.info/

Parashikimi i motit për sot
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus