Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, thotë se UNMIK-u ka përfunduar punën për çfarë është mandatuar.
“UNMIK-u ka qenë i mandatuar për të bërë një punë. Dhe, sipas mendimit tonë ajo punë që quhet mandat, është kryer. Ne pyesim veten se çfarë ka ende për ta bërë UNMIK-un në konfigurimin e tij aktual relevant dhe të nevojshëm për Kosovën”, deklaroi Hoxha, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, UNMIK-u nuk ka asnjë rol vendimtar në asnjërën nga çështjet kyçe që Kosova ka nevojë.
“Ne e kemi lexuar me shumë kujdes raportin. UNMIK-u nuk ka asnjë rol vendimtar në asnjërën nga çështjet kyçe që Kosova ka nevojë për ndihmë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lehtësohet nga BE. Për rendin dhe sigurinë publike janë Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i”, deklaroi Hoxha.
Qëndrimin se UNMIK ka përfunduar punën për të cilën është mandatuar e ka shprehur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Richard Mills.
“Prandaj ne i bëjmë thirrje përsëri Këshillit të Sigurimit që t’i japë fund mandatit të UNMIK-ut dhe t’i mundësojë pranisë së OKB-së në Kosovë që të kalojë në një rol më efektiv, për të mirën e Kosovës dhe të gjithë rajonit”, deklaroi Mills./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...