Të burgosurit, ndonëse në Qendra Korrektuese, shpesh gjejnë formën për të siguruar substanca narkotike.
Janë në burg për të vuajtur dënimin për veprat penale që kanë kryer, por këtu dikush bën edhe shkelje të tjera ligjore.
Në qendrat korrektuese të burgosurit kapen ndonjëherë me mjete të mprehta e edhe me substanca narkotike.
Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashit, personat që vuajnë nga droga, gjejnë mënyrën se si të fusin substance narkotike edhe brenda qelive.
Por, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës deklarojnë se të gjithë të burgosurve i plotësohen kërkesat për ushqim, higjienë e akomodim.
Brenda një dite, shpenzimet për këto gjëra, për një të burgosur, kapin shifrën 26 euro.
Trajtim më të veçantë kanë fëmijët dhe gratë.
Ndërkohë, krahas të kaluarës kriminale, në mënyrë që të burgosurit të integrohen, ekziston edhe mundësia e shkollimit.
Për t’i plotësuar nevojat që kanë këto qendra, Gashi theksoi se janë në proces të rekrutimit të 50 personave, ku nevojë më të theksuar për staf ka në burgun e Dubravës.
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri