Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi sulmit që iu bë Postës së Kosovës në Zveçan.
Ai thotë se sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi.
Më tej, Haradinaj shprehet se Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s në krye me SHBA.
“Policia dhe institucionet e sigurisë po dëshmojnë qartë aftësinë dhe gatishmërinë për t’i sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në Kosovë. Përkrahja për këto institucione duhet të jetë e pa rezervë nga qeveria e Kosovës. Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s në krye me SHBA”, përfundon postimi i kreut të AAK-së.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën