Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se rezultati zgjedhor i 14 shkurtit nuk do të duhet më të krijojë kriza në ekzekutiv.
Ai tha se 48 për qind që i mori Vetëvendosja, sipas rezultateve preliminare, janë mandat i pastër.
Megjithatë, Ahmeti është i mendimit se Vetëvendosja duhet të lidhë koalicion me ndonjërën prej dy partive që e pasojnë në rezultatin zgjedhor. Dhe këtë ta bëjë për arsye të krijimit të stabilitetit.
“Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të qeverisë vetë. Nëse i ka 58 deputetë dhe po e zëmë që merret vesh me krejt deputetët (e pakicës joserbe) në rastin më të mirë i ka 65 deputetë. Nuk mendoj se në këtë mandat duhet t’i kesh veç 65 deputetë. Slogani “Krejt dhe drejt” është pa lidhje. S’ka nevojë të qeverisësh veç vetë. Thirre dikë prej këtyre subjekteve! Pse mos me e thirrë? Tash e ke kontrollin e plotë dhe s’mundet askush të të shantazhojë. Por tash jo në çdo mbledhje me i ndjekë deputetët, mos dikush është në pushim apo është sëmurë për me i marrë 60 vota. Do të duhej të kërkonte ndonjë koalicion dhe jo pse i duhet, por që të bie stabilitet. Do të kisha shkuar ja te LDK-ja, ja te PDK-ja”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.
Ahmeti ka thënë se partitë tjera që kanë humbur zgjedhjet nuk duhet ta bllokojnë procesin e votimit të presidentit për të mos shkaktuar zgjedhje të reja.
“Po shkuam edhe në një palë zgjedhje, përveç që na kushton, mendoj se Vetëvendosje do t’i merr edhe më shumë se 48 për qind. Është gabim jashtëzakonisht i madh me ia pamundësuar dikujt zgjedhjen. Përveç gabimit demokratik dhe legjitimitetit, mendoj që veçse e forcojnë”.
Ndërkaq, për ish-partnerin e koalicionit në zgjedhjet e kaluara kur Ahmeti ishte në krye të PSD-së, Ramush Haradinajn, tha se nuk ka legjitimitet të kërkojë postin e presidentit.
“Qysh mundesh me u bë president me 10 deputetë? S’e ka as legjitimitetin. Nuk e shoh në asnjë variant që Vetëvendosje ta votojë Haradinajn president”.
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...