Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë duke vazhduar me masat parandaluese rreth coronavirusit (COVID 19).
Ahmeti ka njoftuar se gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.
Po ashtu, kryetari Ahmeti ka njoftuar se nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues.
“Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat. Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Këtu përfshihen aktivitetet që kërkojnë leje nga Komuna për të zhvilluar aktivitetin”, thuhet në shkrimin e Ahmetit.
Gjithashtu, Ahmeti ka njoftuar qytetarët se do të pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë.
I pari i Prishtinës, ka thënë se Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron