Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalur në mbrojtje kryeministrit, Albin Kurtit, pas kritikave që ky i fundit mori, që votoi në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri.
Ahmeti thotë se me Kurtin nuk pajtohen në shumë gjëra, por votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre.
Sipas Ahmetit, do të ishte e padrejtë ndaj kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, që mos të shkonte Kurti për të votuar atje.
Kurse, sa i përket dyshtetësisë të kryeministrit Kurti, Ahmeti ka thënë se një gjë të tillë e ka pasur edhe ish-kryeministri Agim Çeku, i cili ka nënshtetësi kroate dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili njësoj sikurse Kurti ka nënshtetësi shqiptare.
Reagimi i plotë nga Shpend Ahmeti:
Edhe pse me Albinin nuk pajtohemi në shumë gjëra, votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre. Mos harroni, përvec shtetësise, VV garoi në zgjedhje sot. Nqs asgjë më shumë, një votë më pak për kandidatët e vv nuk është fer ndaj kandidatëve. Në qoftë se kritikojmë dyshtetësinë e kryeministrit kemi më pak kryeministra me njështetësi (Çeku – Kroaci, Thaqi – Shqipëri).
Krahasimin në mes të Serbisë dhe Shqipërisë as që dua të mundohem.
Ti kthehemi shtesave, vaksinave e krizes ekonomike!
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...