Pas vendimit të sotëm nga Gjykatat Themelore për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes ka reaguar edhe kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se drejtësia do të vihet në vend kurdoherë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se Po ti shpallnin të rinjtë sot të pafajshëm, ata do të shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Astritit.
Ky është shkrimi i plotë i Ahmetit në facebook:
“Është e thjeshtë. Ekipi i njëjtë i prokurorëve e gjykatësve ka mbajtur edhe Astritin ne paraburgim padrejtësisht, e Astriti në parabrugim ka humbur jetën.
Po ti shpallnin të rinjtë sot të pafajshëm, ata do të shpallnin vetën fajtor për vdekjen e Astritit. Në mes vetës dhe të rinjve, ata dënuan këta të fundit.
Drejtësia do të vihet në vend kurdoherë!
Shihemi sonte në tubimin tonë përfundimtar në Prishtinë në sallen 1 Tetori në ora 19:30!”./arbresh.info/
Kapen 167 kilogramë marihuanë në kufirin Greqi-Shqipëri, në ...
Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për inci...
Në takimin për integrim evropian, Kurti flet për fondet mili...
BE ndalon importet e mishit nga Brazili, reagon ambasadori: ...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
Rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Begaj: Qasja e...