Është shpallur konkursi për kryeshef Ekzekutiv të Postës së Kosovës dy javë pasi Sejdi Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Në konkursin e bërë publik theksohen detyrat e përgjegjësitë dhe kualifikimet e përvoja e nevojshme, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu data 2 shtator 2019 thuhet se është afati i fundit për aplikim.
Ndryshe ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 7 gusht.
Hoxha lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook teksa ka thënë se arsyet e dorëheqjes janë angazhimet politike dhe akademike.
“Me anë të kësaj deklarate njoftoj opinionin publik se jap dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A. Arsyet e dorëheqjes sime janë angazhimet politike dhe akademike. Dua të jem shembull i mirë dhe nuk dua që në asnjë moment dhe rrethanë dikush te mendoi që unë mbaj pozicionin tim publik për të përfituar politikisht. Jam krenar me atë qe kam bërë gjate ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani. Prandaj, meqenëse zgjedhjet janë afër, unë do të angazhohem maksimalisht në fuqizimin e subjektit tim politik. Gjatë ushtrimit të funksionit tim në Postën e Kosovës, për rreth 7 vite, jam munduar të jap tërë kontributin tim profesional, në ngritjen dhe fuqizimin e Postës së Kosovës”, ka shkruar Hoxha./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit