Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, ka protestuar edhe sot.
Agron Krasniqi, avokat i shoqatës së auto taksive tha se kanë adresuar mijëra probleme me vite mirëpo nuk janë marrë parasysh nga komuna e Prishtinës, shkruan arbresh.info.
“Përfaqësojmë mbi 1000 punëtorë, ka vite ku shoqata ka adresar problemi mirëpo nuk janë marr parasysh”, tha Krasniqi

Ai po ashtu përmendi edhe tri problemet kryesore me të cilat po hasin radio taksitë.
“Tri problemet me te cilat ata po përballen janë operimi i taksive të cilat kanë licencë edhe në komunat tjera në rajon të Prishtinës. Lëshimi i licencave të reja pa pasur rregullore të caktuar dhe rregullorja e vjetër e cila sipas tyre është shumë e mangët. Të ndalohet aktiviteti i taksive ilegale”, ka thënë ai.

“Lëshimi i linjave te reja pa pasur rregullore të caktuar, të gjitha radio taksitë po funksionojnë vetëm me 30% te kapaciteteve. Rregullorja e vitit 2012 e cila është e mangët”, ka shtuar Krasniqi
Ndërsa përfaqësuesi i shoqatës së radio taksive shprehi po ashtu të njëjtin shqetësim.
“Të njëjtat probleme i kemi, kompani të licencuar të cilat kanë më shumë leje të punës të cilët vinë nga komunat tjera dhe operojnë njëjtë si ne”, ka thënë ai.
Protesta është mbajtur dje dhe do të mbahet edhe nesër, ku 50 vetura të auto taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacion nga ora 11:00 deri 12:00./arbresh.info
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...