Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj doktorit Afrim Veliut, i cili ndodhi dje në Prishtinë.
Në reagimin e tyre thuhet se sulmet ndaj profesionistëve minojnë sigurinë dhe dinjitetin e tyre.
Ata kanë kërkuar që sa më shpejtë autori të sillet para drejtësisë.
“Sulmet ndaj profesionistëve tanë janë të papranueshme dhe minojnë sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Ne u bëjmë thirrje organeve kompetente që të hetojnë me përkushtim këtë rast dhe të sigurojnë që autori të sillet para drejtësisë. Solidarizohemi me kolegun tonë dhe familjen e tij në këto momente të vështira”, thuhet në reagim.
Gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar mbrëmë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se sulmi dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
“Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur”, tha Borovci.
Borovci deklaroi se viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se motivi i sulmit mbetet i panjohur.
Lidhur me rastin, Prokuroria ka nisur hetimet.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...