Në ceremoninë e varrimit të tre të miturve Ideal Rama (14 vjeç), Veton Morina (15 vjeç), dhe Ramë Mehmetaj (15 vjeç), të cilët humbën jetën tragjikisht në Shqiponjë të Gjakovës, morën pjesë shumë njerëz, figura politike, por edhe shokë dhe shoqe të klasës së të miturve.
Njëri nga shokët e tyre, i përlotur, ka shprehur dhimbjen për humbjen e tre bashkëmoshatarëve.
“Me zemrat e pikëlluara dhe dhimbje të thellë, shokët dhe shoqet e klasës së Idealit dhe Ramës ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për dhimbjen tragjike”.
Të trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të shokëve tanë në lulen e rinisë, kishim nevojë për buzëqeshjen e tyre në shkollë, për lojën dhe ngrohtësinë që dinin të na ofronin”.
Lajmi na ka tronditur pa masë, duke na lënë një boshllëk të madh në klasën tonë dhe në jetët tona”.
Ëndërrat e Idealit, Ramës, dhe Vetonit, duhej të vazhdonin të jetonin dhe shtegtonin me buzëqeshjen e tyre të ngrohtë drejt mësimeve të reja, njohurive të reja, së bashku me shoqërinë, por ja që ëndërrat e tyre u ndalen në gjysmë, dhe nuk do jenë në mesin tonë”, u shpreh ai.
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran