Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryediplomaten Donika Gërvalla, pritën sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Michael Brand, nga Unioni Kristian Demokratik (CDU), me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.
Kurti falënderoi Brand për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.
Ai e njoftoi deputetin gjerman mbi të arriturat gjatë një viti qeverisjeje, në veçanti për reformat në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, deputeti Brand e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë, siç u shpreh ai, në këto kohë të vështira.
Ai tha se Gjermania do të vazhdojë përkrahjen dhe ndihmën për Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe euro-atlantike.

Kryeministri Albin Kurti dhe deputeti Michael Brand njihen që nga vitet e 90-ta.
Në pranverë 1998 ishin takuar në Prishtinë dhe nga ky takim kanë edhe foto të përbashkëta./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron