Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 05:00, njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar një automjet të tipit BMW 318 me targa të huaja në rrugën magjistrale, në fshatin Prelez i Muhaxherëve.
Sipas policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i automjetit, H.S., 37 vjeç, po lëvizte me shpejtësi prej 111 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Shpejtësia është matur me radar laserik.
Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar shoferit gjobë në vlerë prej 300 euro, tre pikë negative dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për tre muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të rregullave të trafikut./Arbresh.info

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...