Isuf Zejna nga “Demokracia Plus”, organizatë që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të ketë parasysh se mund ta çojë vendin në zgjedhje.
“Nuk mendoj se Presidenti ka mundësi të veprojë si të dojë. Është e qartë se përveç këtij koalicioni eventual mes VV-së dhe LAA-së, asnjë koalicion tjetër s’i ka numrat për të formuar Qeverinë. Presidenti ka dy opsione: t’i jap mundësinë këtij koalicioni (VV-LAA) pas dështimit për formim të Qeverisë nga PAN-i, ose t’ia jap sërish mundësinë PAN-it që të provojë dhe më pas të shkohet në zgjedhje. Kjo s’i konvenon askujt, as qytetarëve e as partive politike duke e pasur parasysh se sa shumë shpenzojnë në fushata zgjedhore”, tha Zejna në Interaktiv të KTV-së.
Por ai thotë Gjykata Kushtetuese sërish është instanca e fundit që vendos se kush ka të drejtë të formojë Qeverinë.
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...