Kosova ka shënuar shifër të lartë të të vdekurve nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 persona, sipas të dhënave të IKSHPK-së, kanë vdekur nga Covid-19. Disa orë më pas, edhe një person tjetër ka vdekur në Kamenicë, duke e çuar në 228 numrin e të vdekurve.
Gjithashtu është shënuar numër i lartë i atyre që kanë rezultuar pozitivë në testet e Institutit. Nga 459 mostrat e marra të IKSHPK-së, 226 persona kanë rezultuar pozitivë.
E gjatë 24 orëve të fundit, 115 pacientë janë shëruar. Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës me 82 raste të konfirmuara me Covid-19. Më pas janë Komuna e Podujevës me 26 raste, Fushë Kosova me 18, Mitrovica me 15 raste etj. E të premten, drejtoresha e Klinikës Infektive ka thënë se gjendja e pacientëve që po pranohen në këtë klinikë është e rënduar nga dita në ditë.
Që nga fillimi i korrikut, në Kosovë, nga Covid-19 janë infektuar mbi 8 mijë persona derisa mbi 4578 janë shëruar. Ndërsa mbi 3 mijë raste mbesin aktive.
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...