Shkëmb Manaj nga sot, është nënkryetar i kryeqytetit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Përparim Rama në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Me një përkushtim të thellë për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit, ai është një model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale.
Në te gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur. Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij.
Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme.
Me punën e tij të deritanishm, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar. Jam i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përfaqësojë këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët./Arbresh.info
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision