Është shkarkuar anëtari i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.
Qeveria e Kosovës pas një mbledhje korresponduese ka marr këtë vendim që të shkarkoj Dr. Isuf Zekaj.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.”, thuhet në njoftim.
Zekaj dhe dy mjek të tjerë dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare-marrje të ryshfetit në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...