Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta reshje të shiut dhe rrugët e kryeqytetit janë përmbytur nga uji.
Sot rreth orës 19:00, një shi i rrëmbyeshëm e ka përfshirë Prishtinën, duke shkaktuar telashe në komunikacionin rrugor.
Gjithashtu, ujërat e mëdha nga shiu kanë shkaktuar probleme edhe në kanalizime, duke bërë që të dalin në sipërfaqe, raporton lajmi.net.
Siç mund të shihni edhe në pamje, rruga “Agim Ramadani” dhe rruga “Bajram Kelmendi”, janë vërshuar nga uji. Po ashtu era e fortë ka rrëzuar edhe disa lisa në kryeqytet.
Ndërkohe, situata është normalizuar, pas gjysmë ore.



Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit