Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK) e ka aprovuar ankesën e ish-Kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, kundër vendimit të ministres Albulena Haxhiu për shkarkimin e tij nga detyra.
Vendimi i MD-së është cilësuar i pabazë dhe arbitrar. Lajmin për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë në rastin Topalli, e ka bërë të ditur sot avokati Faton Fetahu, përfaqësues i ish-Kryeinspektorit të MD-së.
“Kam kënaqësinë që në cilësi të Përfaqësuesit të Autorizuar të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Ylber Topalli dhe Zyrtarit Korrktues – ish Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj, t’ju njoftoj se pranova dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes të cilëve, përfundimisht konfirmohet paligjshmëria e vënies para përgjegjësisë disiplinore të tyre e cila rezultoi me shkarkimin arbitrar dhe të paligjshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Fetahu.
“Këto dy beteja ligjore që zgjatën rreth dhjetë muaj, nuk do t’i konsideroja vetëm fitore të palëve që unë përfaqësova, por edhe fitore të së vërtetës përballë mashtrimit, i cili u përpoq t’i servohej edhe qytetarëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, tha avokati.
Ylber Topalli ishte shkarkuar nga detyra në bazë të gjetjeve të një raporti të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...