Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka marr pjesë sot në ekspozitën e projekteve të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ekspozita shpalos pesë projektet e selektuara nga juria profesionale përmes Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit
“Sot hapëm ekspozitën e projekteve të përzgjedhura për Sheshin Adem Jashari në Kryeqytet. Ekspozita shpalos pesë projektet e selektuara nga juria profesionale përmes Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit. Qytetarët mund të shohin nga afër këto projekte dhe të votojnë për projektin e pëlqyer. Projektet janë ekspozuar në ndërtesën e vjetër të Kryeqytetit, Kati 1, Salla e Konferencave”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...
E marta sjell mot dinamik, diell, reshje dhe erëra të forta
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...