Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

22:45 | 11 Prill 2026
R J

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj.

Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:05 është pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili kishte njoftuar se do të dorëzohej.

 Njësitë policore janë angazhuar menjëherë dhe e kanë arrestuar në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:05, kemi pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili ka njoftuar se do të dorëzohet. Menjëherë është angazhuar njësiti policor, i cili në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin. Për shkak të lëndimeve në dorë dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor.”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt.