Pacientja e parë e cila u regjistrua me coronavirus, sot do të lëshohet nga spitali, pasi është shëruar dhe testet përfundimtare i kanë dalë negative.
Ndërsa raste të reja të të infektuarve nuk ka. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se pacientja nga Dibra e cila është në makineri respiratore ka përmirësim të lehtë, por prognoza akoma është e paparashikuar. Kurse të gjithë pacientët tjerë kanë gjendje stabile.
Në ndërkohë masat dhe rekomandimet për menaxhimin e coronavirusit janë duke u zbatuar. I gjithë personeli shëndetësor në të gjitha institucionet e shëndetit publik dhe spitalet private është mobilizuar dhe është vënë në dispozicion.
Spitalet private kanë vënë në dispozicion objektet e tyre, përfshirë gati 70 shtretër të kujdesit intensiv, me makina të frymëmarrjes. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce informoi se ka 120 respiratorë në vend, nga të cilët 90 në Shkup, raporton Alsat M.
Situata e krizës dhe masat e rekomanduara në Dibër dhe Qendër Zhupë, prej ku shumica e pacientëve janë të infektuar, deri tani zbatohen me sukses.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...