Janë shëruar edhe dhjetë persona nga Covid-19 në Kosovë.
Këtë e bën të ditur IKSHPK pas testimit të 172 mostrave, transmeton portali arbresh.info.
“Sot më 22 prill 2020, janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste”, thuhet në njoftim.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.610.693 raste të COVID-19 dhe 182.270 raste të vdekjes./arbresh.info/
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Forcat amerikane janë më se...
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...