Anëtari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se kryeministri i vendit Isa Mustafa është komplet i varur nga partneri politik PDK-ja dhe deputetët e saj.
Sipas Sherifit, Mustafa ka humbur votat e deputetëve të vet, LDK-së, me deklaratat ndaj tyre dhe reagimet për demarkacionin. Kështu, sipas tij, ai varet krejt nga vendimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo jo.
“Nëse PDK nuk do që të shkojmë në zgjedhje, nuk ka zgjedhje. Mustafa është komplet i varur nga votat e deputetëve të PDK-së sepse votat e deputetëve të vet i ka humbur. Vetë deputetët e PDK-së flasin zi e terr për Mustafën e për koalicionin, por thonë se nuk mund ta prishin koalicionin. Nëse kreu i PDK-së, Kadri Veseli, do të shprehte vullnet për zgjedhje të parakohshme kjo do të bëhej menjëherë sepse deputetët e PDK-së nuk janë të kënaqur me koalicionin qeverisës. Po të kishte vullnet Kadri Veseli do të kishte përkrahjen e deputetëve të tij”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve