Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, është përplasur në një emision të drejtpërdrejtë televiziv me gazetarin intervistues.
I ftuar në “Interaktiv” të KTV’së, Sherifit nuk i ka pëlqyer aspak pyetja që atij ia ka bërë gazetari Xhemajl Rexha për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Sherifi ka këmbëngulur se mospasja e votave nuk është arsyeja e mospjesëmarrjes së koalicionit PAN në Kuvend.
“A po bën pyetje, apo po përgjigjesh? Nëse ti je për përgjigje, rri këtu, qe unë po dal andej”, ka pyetur Sherifi, raporton Express.
“Unë po tregoj si ka qenë”, i është përgjigjur menjëherë Rexha.
Sherifit s’i ka pëlqyer as kjo përgjigje.
“Po a po të dhemb ty shumë Xhemë, a si është puna? Më lejo ta japë unë këndvështrimin tim”, i ka thënë atij Sherifi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...