Shërbimi Korrektues i Kosovës ka demantuar trupin gjykues të Gjykatës së Apelit se ka marr urdhëresë për dërgimin e të pandehurve të skandalit të pasaportave në seancën e sotme. Zëvendësdrejtori i SHKK i ka thënë arbresh.info se asnjë kërkesë apo urdhëresë nuk ka marr për transportimin e Natali Veliajt dhe tetë të pandehurve tjerë në Gjykatë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pasur kërkesë apo urdhëresë nga Gjykata për t’i dërguar në seancë personat në rastin e pasaportave”, është shprehur për arbresh.info zëvendësdrejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj përmes një mesazhi telefonik.
Ndërkohë kryetari i trupit gjykues i Gjykatës së Apelit gjatë seancës ndaj Natali Veliajt dhe tetë të tjerëve të Skandalit të Pasaportave, pohoi se gjykata ka dërguar ftesat për paraqitjen e të pandehurve në seancë, si dhe ka bërë kërkesën në SHKK për transportimin e të pandehurve në seancë. /G. Lushi/ arbresh.info/
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...