Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se shërbimi i radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është plotësisht funksional.
Aktualisht, kësaj porcedure i nënshtrohen më shumë se 90 pacientë, kurse pacientët që janë në pritje, trajtohen sipas listës së planifikuar nga mjekët onkologë.
Në bazë të raportit të sotëm, Klinika e Onkologjisë ka një furnizim stabil me barna e citostatikë dhe përmbush 80% të kërkesave, derisa po punohet me angazhim të plotë që të sigurohet edhe pjesa tjetër.
Gjithashtu, menaxhmenti i SHSKUK-së, i emëruar së fundmi, është duke punuar intensivisht për të hartuar protokollet unike, në bazë të të cilave do të bëhet trajtimi. Përshkrimi i terapisë, ndërkaq, do të bëhet vetëm përmes konsiliumeve mjekësore, që janë kompetente për përshkrim të terapisë onkologjike./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...