Në këtë takim të vlefshëm, në kuadër të bashkëpunimeve të mira me Bashkimin Evropian, sot ministrja Haxhiu priti ambasadorin e BE-së, Tomáš Szunyog, me të cilin diskutuan për rëndësinë e Kodit Civil, njëkohësisht të cilësuar si një nga dokumentet më të rëndësishme pas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ministrja Haxhiu falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në hartimin e këtij dokumenti, si dhe përfaqësuesit e Projektit për Mbështetje nga BE, ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë të angazhuar për punën e tyre.
Gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu shprehu edhe njëherë zotimin se, mbetet e përkushtuar për t’i shtyrë përpara proceset e reformave në Drejtësi, dhe se në këtë drejtim Kodi Civil mbetet prej proceseve më të rëndësishme dhe si i tillë do të vazhdojë të trajtohet me prioritet deri në miratimin e tij./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...