Sot shënohet Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave.
Kjo ditë në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik.
Motoja e shënimit të kësaj Ditë është “Dëgjoni së pari – Dëgjimi i fëmijëve dhe i të rinjve është hapi i parë për t’i ndihmuar ata të rriten shëndoshë dhe të sigurt”.
Rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat.
15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave.
Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.
OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve.
Në Prishtinë kjo ditë shënohet nga Klinika e Psikiatrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Asociacioni i Psikiatrave te Kosovës dhe OJQ Labyrinth.
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...