Është shembur dheu dhe rruga në afër të Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka njoftuar se inspektorët komunalë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur shirita sigurie duke bllokuar rrugën, shkruan arbresh.info.
“Raportohet se në afërsi të Pallatit të Drejtësisë është shembur dheu në rrugë dhe paraqet rrezik për zhvillim të trafikut. Inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar derisa të evitohet rreziku”, thuhet në raport.
Në raportin e PK-së thuhet gjithashtu se për rastin është arrestuar një person, pronar i objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është pronar i objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm në lokacionin e lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në tej në njoftimin e PK-së./Arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...