Shefi i zyrës së DFC-së në Serbi sot vjen në Kosovë

15:33 | 24 Shtator 2020
V. S.

Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, pritet që sot ta vizitojë Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

“John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, njofton Ambasada në Twitter.

Image