Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në rrugën e Gjilanit në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin, janë arrestuar katër persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar armët e përdorura në këtë rast, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas veprimeve të mëtejshme, është arrestuar që të arrestohet edhe personi i pestë, nga i cili është sekuestruar edhe një armë zjarri.
“Personat e dyshuar, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...