Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandantin Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij të rënë heroikisht, themelues të celulave të UÇK-së.
Ai ka theksuar se sakrifica e tyre shënoi rrugën për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke jetësuar ëndrrën për një Kosovë të lirë, dhe ka nderuar përjetësisht kujtimin e dëshmorëve.
Postimi i plotë:
Mujë Krasniqi, Ali Krasniqi, Shkëlzeni, Luani, Dauti, bashkë me shumë të tjerë, ishin ndër themeluesit e parë të celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krah për krah në betejat më të rënda për liri.
Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e atdheut. Krah për krah, pa iu trembur syri e të palëkundur, u përjetësuan në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.
Aty ku jehuan krismat e pushkëve të Mujës me shokë e shoqe, aty u këndua kënga e lirisë.
Krisma dhe këngë u bënë një për Kosovën e lirë.
Pikërisht në përvjetorin e rënies së tyre, 20 vjet më vonë, amaneti u çu në vend, u themelua Ushtria e Kosovës, duke jetësuar ëndrrën tonë të kahmotshme.
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e saj.
Lavdi!
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...