Sot bëhen 27-vjet nga rasti i njohur si “Panda”, një nga ngjarjet më të rënda dhe më të diskutuara të periudhës së pasluftës në Kosovë.
Më 14 dhjetor 1998, në lokalin “Panda” në qytetin e Pejës, u vranë gjashtë të rinj serbë.
Ngjarja ndodhi në një periudhë tejet të tensionuar, vetëm disa muaj para përfundimit të luftës, dhe pati jehonë të madhe në opinionin vendor dhe ndërkombëtar.
Fillimisht, autoritetet serbe ia atribuuan krimin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përdorur rastin si justifikim për represion dhe aksione të shtuara ndaj popullatës shqiptare në Pejë dhe rrethinë. Megjithatë, me kalimin e viteve, dolën dyshime serioze se vrasjet mund të jenë kryer nga struktura të sigurisë serbe, si pjesë e një skenari për qëllime propagandistike dhe politike.
Këto dyshime u forcuan edhe nga deklarata të zyrtarëve serbë pas luftës, të cilët pranuan se nuk kishte prova që krimi të ishte kryer nga shqiptarët, duke e lënë rastin pa një përgjegjësi të qartë penale.
Pavarësisht hetimeve të zhvilluara nga autoritetet serbe dhe më vonë edhe nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, rasti “Panda” nuk është zbardhur plotësisht deri më sot./Arbresh.info
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...