Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se ky mision po e monitoron situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat veriore ku po zhvillohet votimi për largimin ose jo të kryetarëve aktualë.
Barbano ka njoftuar se monitorimi i EULEX-it po bëhet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar ai në platformën X./rtk
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...