Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias nis sot pasdite një tur ballkanik ku do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Me gjithë raportimin e gazetës “Protothema” se në këtë tur përfshihet dhe Shqipëria, Ministria shqiptare e Jashtme konfirmoi që Kotzias nuk do të vizitojë Tiranën, bën të ditur abcnews.al.
Fillimisht shefi i diplomacisë greke do të udhëtojë për në Beograd, ku vizita e tij ka në thelb forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Më pas ai viziton Prishtinën.
“Megjithëse Greqia nuk e ka njohur Kosovën, vizita e Nikos Kotzias ka një mesazh pozitiv edhe në këtë nivel. Është njëkohësisht një lëvizje e vullnetit të mirë ndaj Tiranës”, shkruan “Protothema”.
Ndërkohë, fokusi më i madh do të jetë për vizitën e tij në Shkup.
Sipas aportimeve, Kotzias bashkë me homologun e tij Dimitrov do të përmbyllin marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit, e cila më pas do të firmoset nga kryeministrat përkatës.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...