Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme të Çekisë.
Ai ka votuar në objektin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë gjatë ditës së djeshme.
“Ambasadori i BE -së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjithashtu votoi në zgjedhjet për Deputetët e Parlamentit të Republikës Çeke në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë në ditën e parë të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Çekisë në Kosovë.
Szunyog është me prejardhje nga shteti çek dhe për këtë arsye ka marrë pjesë në zgjedhje./arbresh.info/


Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...