Senatorët amerikanë Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen kanë paraqitur një amendament në kuadër të Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes për vitin 2026, i cili synon të forcojë rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky amendament përfshin mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke midis dy vendeve, si dhe refuzimin e çdo politike që nxit ndarjen e territoreve.
Në përmbajtjen e Nenit 1280 të një dokumenti zyrtar të miratuar së fundmi, theksohet se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen për përparim të menjëhershëm në Aneksin e Zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Pasi të arrihet një nivel i kënaqshëm zbatimi, Shtetet e Bashkuara pritet të shqyrtojnë nisma për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me të dyja vendet, përfshirë krijimin e dialogëve strategjikë dhe nisma konkrete për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve.
Dokumenti nënvizon gjithashtu se politika zyrtare e SHBA-ve është e orientuar drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke.
Në të njëjtin nen, Shtetet e Bashkuara shprehin qartë kundërshtimin ndaj çdo forme të ndarjes territoriale ose rishkrimit të kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar këtë si një qasje të papranueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërshtetërore.
Po ashtu, SHBA-të theksojnë rëndësinë e mbështetjes për demokracitë pluraliste në vendet e rajonit, si mënyrë për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike dhe për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme për të gjitha komunitetet./rtk
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit