Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke e shqyrtuar mundësinë se si të ofrohet përkrahje më e fuqishme në procesin e dialogut që po zhvillohet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” Ambasada Amerikane në Prishtinë pas kërkesës që presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë SHBA-së për përfshirjen në dialog, i cili ka theksuar se përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje të pranueshme dhe të zbatueshme për të dyja palët.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve ndërkombëtare pjesëmarrjen e SHBA-së në dialog e kanë cilësuar tejet të rëndësishme, e cila do ta ndihmonte çuarjen e dialogut në fazën përfundimtare. Ndërkohë, në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë përveç SHBA-së pritet të përfshihen edhe Gjermania (në emër të Bashkimit Evropian) dhe Rusia, pjesëmarrja e së cilës ende nuk është zyrtarizuar.
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...