Shefi i NATO’s Jens Stoltenberg dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis kanë folur edhe për Misionin e NATO’s në Kosovë.
Në një njoftim për media që është publikuar në webfaqen e NATO’s, thuhet se Stoltenberg dhe Mattis kanë folur për luftën kundër terrorizmit dhe Misionet e NATO’s në Afganistan dhe Kosovë.
Edhe zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, ka thënë se të dy sekretarët, kanë diskutuar edhe për rolin e NATO’s në Kosovë,
Kur është fjala për Kosovën, asnjëra palë nuk ka publikuar detaje të bisedës. Sido që të jetë edhe Mattiss në muajt e fundit kanë folur për ushtrinë e Kosovës. Mattis para se të konfirmohej si Sekretar i Mbrojtjes, në dëshminë e tij para Kongresit kishte folur për FSK’në duke thënë se procesi i transformimit në ushtri duhet të ndodhë me ndryshime kushtetuese.
“Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare”, kishte thënë ai, transmeton Gazeta Express.
Pas shpalosjes së iniciativës nga Presidenti Thaçi për krijimin e ushtrisë, NATO kishte dalë në mënyrë decidive kundër. Ai ka deklaruar se ushtria nuk duhet lejuar që të bëhet përmes ligjit, por me anë të ndryshimeve kushtetuese.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...