SHBA dënon dhunën e Lulzim Bashës, reagon Escobar: Votim për drejtimin e PD-së

12:40 | 12 Janar 2022

Shtete e Bashkuar të Amerikës kanë dënuar dhunën e përdorur në protestat e 9 janarit në Shqipëri.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërini e Amerikës tha se jo çdokush që pretendon që është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm, raporton arbresh.info

“ Është për të ardhur keq që dikush përdor dhunën e jo kutit e votimit në përpjekje për të marr nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon që është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbie  dhe Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështje politike, por edhe për çështje ekonomike”, përfundoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara