Pas dekadash pritjeje, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare, projekt ky i shumëpritur që synon përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi rëndësinë jetike të këtij projekti për shëndetin publik:
“Për herë të parë, pas shumë dekadash, Prizrenit po ia sjellim Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare – projekt i domosdoshëm, i cili do ta lehtësojë ndjeshëm qasjen e qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore dhe të shpejta” – tha Totaj.
Duke folur për dinamikën e punimeve, kryetari shtoi:
“Po punojmë me intensitet 24 orë në ditë për ta finalizuar ndërtimin e QKMF 2 sa më parë. Rritja e popullsisë dhe kërkesat e qytetarëve na kanë shtyrë të veprojmë me urgjencë e përkushtim maksimal”.
Qendra e re do të jetë e pajisur me infrastrukturë moderne dhe staf profesional, me qëllim që t’i përmbushë standardet më të larta të ofrimit të kujdesit parësor shëndetësor.
“QKMF 2 nuk është vetëm një ndërtesë e re – është simbol i përkushtimit tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Me këtë investim, po e bëjmë Prizrenin qytet më të sigurt dhe më të kujdesshëm për çdo familje” – përfundoi Totaj.
Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore në Prizren dhe është pjesë e vizionit të Komunës për një sistem shëndetësor më të drejtë, efikas dhe të qasshëm për të gjithë.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...