Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala ka takuar sot anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës (IMMK), me të cilët diskutoi për punën e deritashme dhe planet për vitin tjetër të IMMK-së.
Anëtarët e KD të IMMK-së, e kanë informuar ministrin Shala për punën e Këshillit dhe koordinimin me stafin e IMMK-së dhe kanë bërë vlerësimin e situatës së vetë Institutit dhe bashkëpunimin me institucionet tjera që ndërlidhjen me trashëgiminë kulturore të Kosovës, si Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe qendrat rajonale të trashëgimisë kulturore.
Ndër të tjera, anëtarët e Këshillit e njoftuan Shalën edhe për planin e punës për vitin 2016 dhe për sfidat që mbeten për të ardhmen, e që IMMK ballafaqohet momentalisht, si plotësimin e kuadrove dhe ngritjen e kapaciteteve ekzistuese.
Shala e vlerësoi punën në përgjithësi në fushën e trashëgimisë kulturore, e sidomos të IMMK-së. Ai tha se fusha e trashëgimisë, e në kuadër të saj edhe ajo e mbrojtjes së monumenteve, restaurimi dhe konservimi i tyre, janë çështje e profesionistëve dhe MKRS-ja do t’i përkrahë proje ktet dhe ekspertët e këtyre fushave.
“Duke e ruajtur dhe shpalosur trashëgiminë dhe kulturën e gjeneratave pararendëse, ne e mundësojmë një të ardhme për këto vlera të me cilat Kosova është e pasur dhe ka çfarë të tregojë”, tha ministri.
Shala, po ashtu, u shpreh se përkundër nevojave të shumta që ka fusha e trashëgimisë dhe ruajtja e monumenteve të vjetra nëpër tërë Kosovën, për t’i konservuar, restauruar e promovuar, MKRS-ja do të punojë në vazhdimësi që në bazë të prioriteteve dhe ekspertizës të mbështesë projektet në këtë fushë.
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...