Haxhi Shala nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se nuk e di renditjen e listës me 110 kandidatë për deputetë, përveç prijësit të saj.
“Renditja e numrave është pjesë teknike. Kam qenë në terren deri tash dhe nuk e di. Sipas marrëveshjes listës do t’i prijë Fatmir Limaj”.
Ai në Analiza Zgjedhore nuk ka treguar as për vete se me cilin numër do të garojë në zgjedhje.
“Ne si koalicion kemi besuar që qytetarët duhet t’iu ofrohet një kandidaturë me vlera. Besoj se Fatmir Limaj është kandidatura më e mirë, por në fund për këtë do të vendosin qytetarët”.
“Elektorati e ka pritur mirë kandidaturën e tij”.
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin
Hoxha: Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në BE mbetet sh...
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...