Profesori amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka përdorur shërbimet sekrete dhe Listën Serbe për të kryer kryengritje në veri të Kosovës.
Sipas tij, ekziston përpjekje e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe, e që sipas tij këtë e kryen përmes Listës Serbe.
“Në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Srpska. Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës.”, shkroi Serwer në blogun e tij, përcjell Arbresh.info.
Serwer ka thënë se Vuçiqi ka përdorur Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kryer kryengritje të armatosur në veri të Kosovës.
“Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës. Ne e pamë atë kombinim më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur”, tha ai teksa shtoi se Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë.
Tutje, profesori amerikan tha se presidenti serb që nga 24 shtatori është anuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.
Ndër të tjera, Serwer shtoi se Vuçiq ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më.
“Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...