
Beograd, 13. maja 2016. -Nezavisna Republika Srpska znacila bi podelu Bosne i Hercegovine, a jedan deo te zemlje bi verovatno postao radikalizovan, sto SAD ne zele, izjavio je danas profesor Univerziteta Dzon Hopkins Danijel Server (na slici) na konferenciji magazina Njuzvik u Beogradu. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ nr
Eksperti nga SHBA për çështje ndërkombëtare dhe njohësi i Ballkanit, Daniel Serwer, nënvizon se edhe me ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë marrëveshja ekonomike Prishtinë-Beograd qëndron.
Me zgjedhjen e Joe Bidenit si President në SHBA mund të ndryshojë edhe qasja e Shtëpisë së Bardhë ndaj Ballkanit.
Nëse kjo mund të influencojë edhe ndaj marrëveshjes së shtatorit në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit, Daniel Serwer thekson, se “Marrëveshja qëndron, megjithëse nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe edhe nëse ajo zbatohet. Marrëveshja nuk e detyron SHBA për asgjë, dhe deri tani unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me zbatimin e saj nga Prishtina dhe Beogradi.”
Me hapjen e proceseve ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë dhe impaktit që ato mund të kenë në Kosovë, Daniel Serwer thotë, se “ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave, jo me përgjegjësi kolektive. Shqetësimi është se ai po zhvillohet vetëm në njërin drejtim, sepse Dhomave të Specializuara u mungon juridiksioni të merren me autorët serbë të krimeve dhe Serbia ka dështuar në vënien e tyre në bankën e të akuzuarve. Kjo është për të ardhur keq”, tha ai për DW.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...